U selektua një prej zonave të Myzeqesë, Bubullimë e rrethit Lushnjë si vendi më i përshtatshëm për mbjelljen dhe kultivimin e fidaneve dekorative. Hambari i grurit për Shqipërinë do të ishte tashmë edhe djepi i një kulture të re, ajo e kultivimit të gjelbërimit. Pas një pune intensive për bashkimin e ngastrave të tokës, drenimin, dhe përgatitjen e saj mbi baza shkencore për kullimin e ujërave, u instalua një impiant modern për ujitjen e bimëve. Fidanët e parë u importuan nga Italia, Spanja, Hollanda, për t’u mbjellë në sektorë të veçantë mbi një sipërfaqe fillimisht rreth 7 ha. Fidanët trajtohen dhe kurohen nga specialistë të bujqësisë në një periudhë të konsiderueshme kohore për t’u bërë pemë të larta me kurora të plota, të gatshme të tregtohen. Sot sipërfaqja e mbjellë me bimët dekorative ka arritur rreth 20 ha. Konsumatorët apo klientët për GREEN FARM sh.p.k. janë jo vetëm persona privatë që gjelbërojnë ambientet rreth banesave, lokaleve e hoteleve të tyre, por kryesisht entet mjedisore dhe sektorët e gjelbërimit pranë komunave e bashkive në vend, si edhe kompanitë e ndërtimit.
GREENFARM nisi rrugëtimin e saj në vitin 2007 si një kompani e re në kultivimin dhe tregtimin e pemëve dekorative. Projekt - ideja e ortakëve që i përkasin dy familjeve me kombësi, njëra shqiptare dhe tjetra italiane, për të realizuar një ndërmarrje të përbashkët nuk ishte rastësore. Duke u gjendur përballë fakteve jetike si katastrofat mjedisore nga njëra anë dhe fatkeqësive natyrore që sillnin përmbytje nga ana tjetër, ortakët e kompanisë vendosën që kontributin e tyre ta investonin në fushën e agrobiznesit. Si njerëz me eksperienca të suksesshme në biznese të ndryshme, ata menduan këtë herë të eksploronin këtë eksperiencë të re. Ky projekt do të kishte në bazë disponibilitetin e kulturës shqiptare përkrah asaj italiane, për t'i ofruar njerëzve një mënyrë cilësore jetese me shumë gjelbërim.
Një sipërfaqe rreth 20 ha tokë bujqësore të pashfrytëzuar prej shumë vitesh, tashmë kompania jonë e ka shndërruar në një plantacion me pemë dekorative (vivaio). Këto pemë shërbejnë për zbukurimin e ambienteve të banuara si: kopshte rrethuese banesash, pallatesh, vilash, institucionesh, parqe publike, kufizime të rrugëve automobilistike dhe autostradave, etj.